Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj
Në qytetin e Ferizajt, një qytetare ka raportuar në polici se vajza e saj 28-vjeçare është zhdukur.
Ajo ka thënë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 06.05.2024 në ora 10:00, nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e saj e moshës 28-vjeçare nga ora 07:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.”
Ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit policorë kanë marrë informacionet e nevojshme dhe janë në kërkim të saj.