Zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Joan Pelushi është zgjedhur kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai u zgjodh sot nga Sinodi i Shenjtë, pas gati 50 ditësh nga ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas Janullatus. Ndërkohë ceremonia e fronëzimit të tij do të mbahet më 29 mars.

Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkopin, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi.

Sinodi i Shenjtë i Kishës u mblodh pas Liturgjisë Hyjnore, që përkon edhe me Ditën e Dytë të Kreshmës. Pas vendimit të sinodit, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku do të japë edhe një mesazh publik./A2CNN/