Zgjerohet Aeroporti i Prishtinës, bëhet me 12 porta

Zgjerohet Aeroporti i Prishtinës, bëhet me 12 porta

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi se nga tetë porta që ishin deri më tani, aeroporti do t’i ketë gjithsejt 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.

“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, tha Bislimi.

Numri dy i qeverisë bëri të ditur se këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit.

Postimi i plotë i Bislimit:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre. Këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim. Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit.