
Zgjedhjet në Shqipëri, kë po e preferojnë qytetarët? (VIDEO)
Sot në Shqipëri po mbizotëron heshtja zgjedhore.
Mbrëmë, u bë përmbyllja e fushatës zgjedhore e dy partive të cilat njihen si më të mëdha në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokrate.
Lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri, detaje shtesë ka dhënë gazetarja Altiana Zogaj, transmeton Klankosova.tv.
“Pritjet e qytetarëve varijojnë nga njëri-tjetri. Pëlqimet dhe preferencat e tyre dallojnë. E gjatë fushatës përmbyllëse u folën të gjitha që ishin biseduar për një muaj fushatë, me pikën kyçe, integrimin në BE”, tha Zogaj për “Info Magazine”.
“Janë raportuar për probleme të vogla në disa nga bashkitë, ku mund të përmendim atë të Lezhës, ku thuhet se janë duke u shpërndarë mesazhe prej disa kandidatëve për ulëse në kuvendin shqiptar, ani pse është heshtje zgjedhore”.
Tutje, gazetarja tha se vëzhguesit afatgjatë por edhe ata afatshkurtër janë caktuar.
Nesër, 11 maj, qytetarët e Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen politike për katër vjetët e ardhshme.