Zgjedhjet në Shqipëri: BE përshëndet mbarëvajtjen, por thekson nevojën për reforma

Zgjedhjet në Shqipëri: BE përshëndet mbarëvajtjen, por thekson nevojën për reforma

Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar se procesi u menaxhua në mënyrë transparente, ndërsa dita e zgjedhjeve thuhet se ishte e qetë dhe mirë e organizuar.

Në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësues së Lartë, njëherësh nënpresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisionares për Zgjerim, Marta Kos, u falenderuan autoritetet kompetente për sigurimin e një procesi të rregullt në të gjithë vendin.

Në deklaratën të Kallas dhe Kos u tha se sipas vëzhguesve, zgjedhjet ishin përgjithësisht gjithëpërfshirëse, transparente dhe konkurruese, megjithëse u zhvilluan në një ambient të thellësisht të polarizuar politikisht.

Kallas dhe Kos shprehën shqetësim për përdorimin e burimeve administrative dhe ndikimit institucional nga shumica në pushtet, si dhe për raportimet e shumta për presion ndaj votuesve, veçanërisht punonjësve publikë.

Po ashtu, u evidentuan problematika në fushën e pavarësisë së medias dhe mungesës së transparencës në financimin e fushatës elektorale.

“Ne do të ndjekim me vëmendje zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve,” thuhet në deklaratën e Kallas dhe Kos ku mes tjerash u bëhet thirrje të gjitha forcave politike të garantojnë funksionimin normal të institucioneve të vendit. /Rel