
Zgjedhjet janë të domosdoshme. Jo nesër, por sot
Nga: Arianit Koci
Shyqyr që nuk i njihni disa liderë tanë, qysh i njoh unë. Po t’i njihnit – kishit ikë prej Kosove brenda natës.
Shumica janë të paaftë dhe të padijshëm. Disa – të rrezikshëm.
Gjysmë analfabetë, nuk e kuptojnë as realitetin, as përgjegjësinë që e mbajnë mbi supe.
Skajshmërisht primitivë në sjellje dhe vendimmarrje.
Një pjesë e tyre e kqyrin vetëm interesin personal dhe pasurinë e vet, në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.
Për pasojë, na kanë bërë horë – sidomos në kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare.
Kosova sot nuk merret seriozisht. Fytyra e shtetit po dëmtohet përditë, dhe nuk ka askush që e ndal këtë rënie.
Është evidente: nuk po na ecë mirë asgjë. As në ekonomi, as në drejtësi, as në administratë, as në politikën e jashtme. Jemi bllokuar, dhe po shkojmë drejt përkeqësimit.
A nuk po e shohim që krejt shtetet përreth po përparojnë ekonomikisht më shumë se ne? A nuk po e kuptojmë që nëse vazhdojmë kështu, do ta lëmë shtetin në stihi, dhe në fund do të ikim prej ti?
Na duhet ndryshim i vërtetë. Jo arnim. Jo improvizim.
Prandaj, pa humbur kohë – zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për me ia shpëtuar dinjitetin këtij shteti.