
Zgjedhja me peshë, kryeparlamentari i ri, “president” i ardhshëm (VIDEO)
Kushdo që do të marrë drejtimin e Kuvendit të Kosovës tash, fiks pas 12 muajsh do i bie hise që t’i kryejë edhe punët e presidentit.
Ndaj edhe diskutimet të këtyre ditëve për emrin e kandidatit për kryeparlamentar nuk janë fort të lehta, meqë as kompetencat nuk do jenë të pakta.
Kjo konsiderohet që mund të jetë edhe telashja për një marrëveshje mes subjektit të parë e Nismës.
Emri e zyrtarizimi i kësaj pozite parashihet të bëhet të enjten, por vetëm pasi të kalojë raporti për verifikimin e mandateve.