
Zelenskyy u kërkon aleatëve që të bëjnë “presion të ri” ndaj Rusisë
Zelenskyy u ka kërkuar aleatëve që të bëjnë “presion të ri” ndaj Rusisë për t’i dhënë fund sulmeve në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se sulmet ruse në të gjithë vendin e tij vazhdojnë të jenë një “realitet i përditshëm” pavarësisht armëpushimit të pjesshëm të rënë dakord javën e kaluar.
Zelenskyy, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve, shkroi në një postim në X: “Këto sulme janë një realitet i përditshëm. Vetëm këtë javë kundër popullit tonë u përdorën mbi 1580 bomba ajrore të drejtuara, afro 1100 dronë sulmues dhe 15 raketa të llojeve të ndryshme”.
“Nevojiten vendime të reja dhe presion të ri ndaj Moskës për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”, shkroi ndër të tjerash ai.