HomeAktualeZelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të veprojmë

Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të veprojmë

spot_img

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dhënë një afat prej një jave liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për të tërhequr pajisjet ushtarake nga kufiri me Ukrainën.

Ai deklaroi se këto pajisje po përdoren për të drejtuar zjarrin e artilerisë kundër popullsisë ukrainase dhe paralajmëroi se Kievi mund të ndërmarrë veprime nëse kërkesa e tij nuk plotësohet.

“Po i jap Lukashenkos një javë kohë për të tërhequr pajisjet ushtarake nga kufiri ukrainas, të cilat po përdoren për të rregulluar zjarrin e artilerisë kundër popullsisë ukrainase. Përndryshe, do ta bëjmë ne vetë”, tha lideri ukrainas.

Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, ka lejuar që trupat dhe pajisjet ruse të përdorin territorin e saj në faza të ndryshme të konfliktit, veçanërisht gjatë fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar disa herë se çdo kërcënim i drejtpërdrejtë nga territori bjellorus mund të përbëjë rrezik të ri për sigurinë e vendit. /Telegrafi

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...