HomeAktualeZelensky: Rusia po përgatit mobilizim të ri dhe zhvendosjen e 10.000 trupave...

Zelensky: Rusia po përgatit mobilizim të ri dhe zhvendosjen e 10.000 trupave koreanoveriore

spot_img

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave brenda vendit dhe për zhvendosjen e edhe 10.000 ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, teksa Zelensky foli, gazetarët në kryeqytetin ukrainas raportuan për shpërthime në qytet gjatë një alarmi për sulm me raketa të martën herët.

Zelensky tha se të paktën nëntë njerëz u vranë dhe më shumë se 80 u plagosën të hënën në sulmet me dronë rusë në mbarë vendin, raporton Rel.

Në fjalimin e tij të përnatshëm me video, Zelensky tha të hënën vonë se Ukraina po përballet me vështirësi për të kundërvepruar ndaj dronëve rusë me motorë reaktivë që fluturojnë në lartësi të mëdha.

Ai tha se 90 nga 120 dronët e lëshuar kundër Ukrainës kishin motorë reaktivë, për dallim nga dronët me helika.

“Përgjuesit e rinj po testohen në mënyrë aktive”, tha ai në fjalimin e tij.

Disa grupe luftarake po i përdorin ata, por, natyrisht, janë disa hollësi që duhet të përpunohen për të arritur efektivitet dhe shkallëzim të mjaftueshëm”, tha ai.

Zelensky iu referua gjithashtu një raporti të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, HUR, për të cilin tha se tregonte se Rusia kishte nisur një valë të re mobilizimi për ushtrinë e saj.

“Po rrisin numrin e njerëzve që rekrutojnë përmes metodave të ndryshme”, tha ai. “Është e rëndësishme që qeveritë e vendeve nga të cilat Rusia rekruton njerëz për ushtrinë e saj të ndërmarrin veprime kundër kësaj”, shtoi ai.

Zelensky tha se rreth 8.000 trupa të Koresë së Veriut që Kremlini i solli në vitin 2024 për ta zmbrapsur një inkursion ukrainas në rajonin rus të Kurskut, kanë mbetur në vend dhe se janë duke u bërë përgatitjet për zhvendosjen e edhe 10.000 ushtarëve të tjerë.

Ai theksoi në një postim në rrjetet sociale se koreanoveriorët, të cilët, sipas raportimeve, pësuan humbje të mëdha gjatë dislokimit të mëparshëm, “po përzgjidhen për trajnim dhe dislokim të mëpastajshëm në Rusi”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë raportimet për një mobilizim të ri si “marrëzi”, megjithëse më 28 shtator ai nënshkroi një dekret për shtimin e 15.500 trupave. Ky është urdhri i katërt i tillë këtë vit.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...