HomeAktualeZelensky pas bisedës me Rubion: Duam paqen më shumë se kushdo

Zelensky pas bisedës me Rubion: Duam paqen më shumë se kushdo

spot_img

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një “bisedë të mirë” me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit ndërkombëtar për t’i dhënë fund agresionit rus.Kreu i shtetit ukrainas theksoi se Kievi po vazhdon bisedimet e rëndësishme me partnerët strategjikë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Është e rëndësishme që të vazhdojmë të flasim në të gjitha nivelet dhe të punojmë së bashku për vendimet e nevojshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh Zelensky.

Zelensky deklaroi se e vlerëson lart gatishmërinë e kryediplomatit amerikan për të ndihmuar dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat po përballet Ukraina në këtë periudhë.

Ai gjithashtu nënvizoi se vullneti i Ukrainës për paqe mbetet i palëkundur, duke ia faturuar tërësisht Moskës përgjegjësinë për vazhdimin e gjakderdhjes.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...