Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes me Trumpin

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata, raporton Rel.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t’iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.

Një konferencë e planifikuar për media, veçse është anuluar.

Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Social Truth se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.