
Zelensky i gatshëm të dorëhiqet në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të heqë dorë nga pozita që ka, për të arritur paqe, duke thënë se këtë mund ta bëjë në këmbim të anëtarësimit të shtetit të tij në NATO.
Zelensky i ka bërë këto deklarata në prag të shënimit të përvjetorit të tretë të luftës së Rusisë në shtetin e tij, teksa rritet presioni nga Uashingtoni, që synon t’i japë fund konfliktit.
“Nëse do të ketë paqe për Ukrainën, nëse më duhet të largohem nga pozita ime, unë jam gati, mund ta këmbejë atë për anëtarësim në NATO”, ka thënë Zelensky në një konferencë për media në Kiev, duke thënë se do të largohej “menjëherë”, nëse do të ishte e nevojshme.