Zelensky dhe Macron diskutojnë për hyrjen e trupave franceze në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ka zhvilluar diskutime të mëtejshme me homologun e tij francez, Emmanuel Macron në lidhje me mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë për mbrojtjen e një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.
Duke folur për garancitë e sigurisë që kërkohen për zbatimin e një gjëje të tillë, Zelensky tha detaje në lidhje me diskutimin, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Si një nga këto garanci, ne diskutuam iniciativën franceze për të vendosur kontigjente ushtarake në Ukrainë”.
“Kemi shqyrtuar hapat praktik për zbatimin, zgjerimin e mundshëm dhe përfshirjen e vendeve të tjera në këtë proces”, është shprehur presidenti ukrainas.