HomeEkonomiZeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka paralajmëruar se kriza politike dhe zvarritja e formimit të institucioneve po rrezikojnë drejtpërdrejt investimet e huaja dhe rritjen ekonomike në vend, raporton Ekonomia Online.

Zeka tha se përvojat e mëhershme tregojnë se çdo ngërç politik ka reflektuar negativisht në ekonomi.

“Historikisht, sa herë kemi pasur ngërçe politike, domethënë tejzgjatje në formimin e institucioneve, kryesisht në periudhat paszgjedhore, e kam këtu në mendje vitin 2014, vitin 2017, vitin 2019, domethënë kjo gjithmonë ka reflektuar në normën e rritjes ekonomike për atë vit të caktuar. Ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur kishim gati një vit të bllokadës politike, deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit patëm një normë më të ulët nga ajo e parashikuar të rritjes ekonomike, pra për vitin 2025”.

“Uroj që jo, por megjithatë pritshmëritë janë që një normë të tillë të ulët do të kemi edhe gjatë vitit 2026, edhe kjo kryekëput për shkak të tejzgjatjes së, domethënë, krizës politike, meqenëse tashmë po bëhet fjalë për një krizë, meqenëse partitë politike e patën të pamundur të gjejnë konsensusin për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së re të Republikës”, tha ai.

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...