Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani shpalos jetën e tij private
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.
Ai shkëmbeu mendime dhe përvoja të rëndësishme lidhur me punën e tij në fushën e sigurisë publike.
Ndërkohë që diskutonte për punën e tij, ai gjithashtu ndau momente nga jeta personale.
Kelani shpalosi sfidat dhe arritjet në përpjekjen e tij për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm midis detyrës në PK dhe jetës private.
“Fillimi ka qenë shumë i vështirë, derisa edhe familja janë bërë një mini-ushtri e vogël. Kam pasur raste kur kemi planifikuar të ikim në një vizitë, darkë, aheng dhe është dashur që ta ndaloj veturën rrugës dhe me ju thënë ju vazhdoni, ndërsa unë kam shkuar me kolegët në detyrë. Kjo është detyrë e jona, ne e kemi përzgjedh, e duam si punë dhe e bëjmë me vullnet”, tha ai.
Detaje nga kjo intervistë i gjeni në videon më poshtë: