HomeSportZbulohet oferta e Barcelonës drejt Manchester Cityt për Rodrin

Zbulohet oferta e Barcelonës drejt Manchester Cityt për Rodrin

spot_img

Barcelona ka nisur konkretisht lëvizjet për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, pasi raportohet se klubi katalunas ka arritur marrëveshje personale me futbollistin.

Sipas gazetarit Nil Sola nga “El Larguero”, Barcelona po përgatit ofertën e parë zyrtare për Manchester Cityn, e cila kap vlerën e 45 milionë eurove, me 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh, transmeton Klankosova.tv.

Oferta totale prej 60 milionë eurosh përputhet me vlerësimin që i është bërë mesfushorit spanjoll, por ende mbetet për t’u parë nëse kampioni i Anglisë do ta pranojë këtë strukturë të pagesës.

Ndërkohë, Barcelona raportohet se ka dakorduar kushtet personale me Rodrin deri në vitin 2030. Në rast të realizimit të transferimit, 30-vjeçari pritet të përfitojë rreth 15 milionë euro neto në sezon.

Klubi katalunas po shfrytëzon fondet e planifikuara për përforcime për të tentuar realizimin e një prej transferimeve më të mëdha të merkatos.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...