HomeAktualeZbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

spot_img
Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë.
Bëhet e ditur se ato u zbuluan gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinjë, ku zyrtarë doganorë ndaluan për kontroll një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare.

Gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve është identifikuar një valixhe që përmbante një sasi të konsiderueshme barnash dhe produktesh farmaceutike, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës”.

Sipas Doganës, nga kontrolli janë evidentuar gjithsej 7,168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7,100 ishin në formë kapsulash, ndërsa 68 produkte ishin në forma të tjera farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel”.
Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre. Mallrat e padeklaruara janë ndaluar dhe janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale sipas kompetencave të Doganës së Kosovës”, njofton Dogana.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...