
Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemokrate.
Njoftimin e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
Berisha tha se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë me Bashkimin Demokratik, subjektin që e pati themeluar kohë më pare.
Derisa nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek ky vendim i ish-zëvendësministrit të Brendshëm.