
Ymeri: Problemi në veri nuk është vetëm i krimit të organizuar
Pas dështimit të zgjedhjeve në veri, analisti Visar Ymeri ka thënë se nuk është “sovrane” qeverisja në atë vend ku kundërshtohet nga qytetarët.
“Teritori nuk mund të qeveriset në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve kjo nuk është sovranitet kjo nuk është sovranitet në kuptimin bashkëkohor,” tha Ymeri.
Teksa Ymeri shtoi se Kurti kishte thënë që krimi i organizuar në veri ishte eliminuar por se a ka ende ndikim atje në veri sipas tij duhet të përgjigjet Qeveria.
“Qeveria Kurti na ka thënë që atje krimi organizuar është eliminuar atje rasti i fundit edhe ndjekja përfundimtare e Milan Radojciqit dhe tash e kemi referendumin i cili po ndodh formalisht në kushte të lirisë nga krimi i organizuar në veri dhe prapë kemi bojkot a i bie kjo që nuk paska qenë vetëm krimi organizuar apo i bie që ende krimi i organizuar ka ende ndikim edhe pse një pjesë është luftuar këtë përgjigje duhet ta japë Qeveria,” tha ai.