Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se përgjegjës për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk janë partitë opozitare, por lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Opozita s’po e bllokon, Kurti po e bllokon. Opozita po thotë që ky është ligji dhe duhet me i respektu procedurat e Kuvendit. Kjo kish dashtë me qenë kërkesë e secilit deputet”, u shpreh Ymeri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai theksoi se ndonëse procedurat ndonjëherë mund të jenë në kundërshtim me vullnetin politik, ato duhet të respektohen.

“Deputeti duhet me u kujdes që procedurat mos me u shkel. Por procedurat ndonjëherë janë në kundërshtim me vullnetin tënd. Shpeshherë ligjet na duken si pengesë në atë që dojmë me bë, por s’ki qare pa i respektu”, shtoi ai.