
Ylli prezanton edhe një lojtar të huaj
Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit të ri të huaj për vazhdimin e sezonit.
Bëhet fjalë për amerikanin Tyreek Smith, i cili është i gjatë 200 centimetra dhe mbulon pozitat 4/5 në parket.
Smith vjen te skuadra nga Suhareka pas një përvoje të fundit në Superligën e Izraelit, ku ishte pjesë e ekipit Ironi Nes Ziona. Në nëntë ndeshje të zhvilluara, amerikani ka regjistruar mesatare prej 7 pikësh dhe 5 asistimesh për ndeshje.
Para aventurës në Evropë, Smith ka ndërtuar karrierën e tij në basketbollin universitar amerikan (NCAA), duke u paraqitur për kolegjet e njohura si Texas Tech Red Raiders, Oklahoma State Cowboys dhe SMU Mustangs.
