Homeballine 2“Ylli Javës” për futbollistin Arbnor Ramadani

“Ylli Javës” për futbollistin Arbnor Ramadani

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit të KF Llapit, Arbnor Ramadani futbollistit më të dalluar të javës së tridhjetë e dytë në elitën e futbollit kosovar.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas pranimit të këtij çmimi, Arbnor Ramadani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e ekipit dhe fokusin për ndeshjet e radhës: “E kemi pasur një ndeshje ndaj një kundërshtari shumë të fortë si FC Ballkani. Nuk kemi pasur shumë kohë për përgatitje, por kemi hyrë në fushë pa pasur çfarë të humbim, duke dhënë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Fondi i lojtarëve në klubin tonë është mjaft i pasur dhe besoj se pozita ku gjendemi aktualisht nuk është reale. Megjithatë, disa rezultate të dobëta radhazi na kanë sjellë në këtë situatë. Do të japim maksimumin për të dalë nga kjo gjendje dhe për të shmangur barazhin. Fillimisht dua ta falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë vlerësim. Ky çmim i dedikohet të gjithë bashkëlojtarëve, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur të shpallesha ‘Ylli i Javës’. Tani jemi të fokusuar 100% në ndeshjet e radhës dhe shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...