HomeSport“Ylli i Javës” për futbollistin Mërgim Pefqeli

“Ylli i Javës” për futbollistin Mërgim Pefqeli

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e fundit të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjinit, Mërgim Pefqeli, pas paraqitjes së tij vendimtare në fitoren ndaj Ballkanit me rezultat 1:0, ku realizoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i siguroi skuadrës tri pikë shumë të rëndësishme.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe suksesin e skuadrës:

“Kjo ka qenë ndeshja më e rëndësishme e sezonit pas finales së Kupës. Ishte një përballje shumë e vështirë dhe e rëndësishme, ndaj gjatë gjithë javës jemi përgatitur maksimalisht, duke e ditur se Ballkani ka qenë një prej pretendentëve kryesorë për titull. Falë përkushtimit të stafit dhe angazhimit të gjithë lojtarëve, arritëm ta fitojmë këtë ndeshje dhe të marrim një rezultat shumë të rëndësishëm. Synimet e KF Dukagjinit për sezonin e ardhshëm janë që të kalojmë të paktën një rund në garat evropiane dhe të synojmë të arrijmë sa më larg në UEFA Conference League. Këtë çmim ia dedikoj vajzës sime, ndërsa edhe festimet e golave i kam dedikuar asaj. Një falënderim të veçantë kam për bashkëlojtarët e mi për mbështetjen dhe punën e madhe gjatë gjithë sezonit. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në të ardhmen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...