HomeSport“Ylli i Javës" për futbollistin Kreshnik Uka

“Ylli i Javës” për futbollistin Kreshnik Uka

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Drenicës, Kreshnik Uka, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fitoren ndaj Ferizajit me rezultat 3:2, ku realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur për suksesin e arritur dhe rëndësinë e kësaj fitoreje për skuadrën:

“Çdo lojë prej sezonit pranveror ka qenë finale për neve. E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, pavarësisht faktit që Ferizaji ishte përshëndetur nga Albi Mall Superliga, por e kemi ditur që ka me qenë shumë vështirë me fitu dhe në fund ia arritëm. Jam i lumtur që kontribuova me dy gola dhe një asistim. I falënderoj gjithë bashkëlojtarët e mi për angazhimin gjatë gjithë ndeshjes.Ndeshjen e fundit e kemi ndaj Prishtinës si mysafir dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të shkojmë për tri pikë për t’iu shmangur barazhit. Faleminderit Federatës për çmimin “Ylli i Javës”, si dhe të gjithë bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve dhe tifozëve për përkrahjen e tyre”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...