Yll Limani në Klan Arena: Intelegjenca Artificiale s’i zëvendëson këngëtarët
Te premten në Klan Arena u mbajt edicioni i katërt i GrowthTank, ku tema që u trajtua këtë vit ishte “Generation of Al” e që u fokusua në ndikimin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e strategjive të marketingut.
Organizatori Benjamin Kolenovic tregoi se kanë përfituar pjesëmarrësit me prezencë e tyre.
“Audienca këtu ka mësuar njohuri praktike mbi aplikimin e inteligjencës artificiale nga lider te fushës”, u shpreh ai.
Por, Intelegjenca Artificiale duket se nuk po ia mbush mendjen këngëtarit të njohur Yll Limanit, i cili tha se ajo nuk i zëvendëson këngëtarët.
“Al qysh ka mbërri me i zëvendësu 500 profesione neve nuk ka arrit hala me na zëvendësu e ishalla nuk na zëvendëson për një kohë të gjatë”, është shprehur Ylli, raporton Klan Kosova.