Xhudoja ua vuri kapakun sukseseve në Evropianin e Hapur që u mbajt në Prishtinë
Xhudoja ua vuri kapakun sukseseve në Evropianin e Hapur që u mbajt në Prishtinë
Përderisa në sportet kolektive nuk është se Kosova pati rezultate dhe aq të mira në vitin 2023, për suksese si zakonisht u përkujdesën garuesit e sporteve individuale, më saktësisht xhudoja.
Në fund të vitit 2023, për herë të parë në vendin tonë u mbajtur Kampionati i Hapur i Xhudos, ku shteti ynë u përfaqësua me katër garues e që të katërtit arritën medalje.
Suksesin më të madh e arriti Akil Gjakova, i cili e fitoi medaljen e artë. Të bronztën e fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi si dhe Dardan Cena.
Gjatë vitit, xhudistët arritën edhe suksese të tjera të lakmueshme, si zakonisht.
Tash, këtë vit, synim i garuesve kosovarë tanë do të jenë medaljet në Lojërat Olimpike, që mbahen në Paris, gjatë verës.