Xhudo me mundësi të reja për shoqërinë tonë!

Xhudo me mundësi të reja për shoqërinë tonë!

Janë nënshkruar edhe dy memorandume për vazhdim të bashkëpunimit me qendrat burimore për mësim dhe këshillim, Qendra Burimore Përparimi-Prishtinë dhe Qbmk Xheladin Deda Pejë, qendra për persona me shikim të dobësuar dhe të verbër.

Dy memorandumet janë pjesë të programit “Xhudo e adaptuar” që ka për qëllim gjithëpërfshirjen sociale përmes xhudos në Kosovë; në kuadër të komponentës “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, që mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.