Xhudisti Cena, i bronztë në “European Open”
Xhudisti Dardan Cena e ka fituar vendin e tretë në Kupën Botërore “European Open”.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Drion Kuka, i cili tha se Cena luftoi në kategorinë 73 kilogram.
“Sarajevë, Bosnjë. Dardan Cena i bronztë. Kategoria 73 kilogram. Urime e shkojmë tutje me suksese të reja”, shkroi Kuka në rrjetet sociale.