Xhudistët e Kosovës mësojnë kundërshtarët në Lojërat Olimpike “Paris 2024”
Është hedhur sot shorti në xhudo për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ashtu siç pritej, kampionia olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.
Nora Gjakova (-57 kg) përballet në raundin e parë me Lkhagvatogloo të Mongolisë.
Akil Gjakova (-73 kg) në luftën e parë ndeshet me brazliainin Cargnin.