Xhevahire Izmaku i bashkohet Nismës

Xhevahire Izmaku i bashkohet Nismës

Profesoresha universitare Dr. Xhevahire Izmaku nga sot është pjesë e NISMA Socialdemokrate.

Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të gjatë në jetën publike e politike ne vend.

Jetën publike e ka nisur qysh si e re, duke qenë pjesë e proceseve të para luftës, pjesëmarrëse e protestave dhe të gjitha kryengritjeve ndaj pushtuesit, ndërkaq për një kohë ka punuar edhe si gazetare/reportere e luftës.

Pas luftës, ajo ka qene pjesë e jetës institucionale, duke qenë për dy mandate nënkryetare e komunës së Vushtrrisë, ndërkaq për tri mandate ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Xhevahirja tash e një dekadë, punon si profesoreshë e shkencave të komunikimit në Kolegjin AAB, duke dhënë një kontribut të madh në arsimimin e brezave të rinj.

Xhevahirja ka të mbaruar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në Universitetin shtetëror të Tiranës, në shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë.

Artadashësit e njohin edhe për poezitë dhe tekstet e disa këngëve për dëshmorët e UCK-së.

“Ne si NISMA jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e Xhevës. Duke pasur parasysh karrierën e saj, ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin që anëtarë të jetës publike po i bashkohen NISMA-s”.

“Ne bashkërisht do të rrugëtojme në objektivat tona, duke respektur të kaluarën tone historike dhe duke punuar për të ardhmen evropiane”, ka thënë Limaj.