HomeSportXhemal Ibishi "Ylli Javës"

Xhemal Ibishi “Ylli Javës”

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e një të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të parë futbollistit të FC Malishevës, Xhemal Ibishit, i cili shënoi dy gola në fitoren kundër SC Gjilanit, e cila përfundoi me rezultatin 3:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Ibishi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Ka qenë një ndeshje ndër më të vështirat në këtë kampionat. Kemi analizuar kundërshtarin në detaje për ta mposhtur dhe për të arritur synimin që kemi si ekip. Shpresoj që kemi arritur nëmënyrën më të mirë të mundshme, por ende nuk ka përfunduar, pasi i kemi edhe pesë finale deri në fund të sezonit. Synimi dihet që është vendi i tretë, që na dërgon në Europë. Besoj që kemi bërë një punë shumë të mirë së bashku si ekip, jemi angazhuar dhe mendoj që edhe rezultatet kanë ardhur në mënyrënmë të mirë të mundshme. Së pari dua të falënderoj trajnerin për besimin e dhënë, gjithashtu edhe bashkëlojtarët dhe stafin e ekipit, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mundur të shënoj dy gola kaq të rëndësishëm dhe t’i ndihmoj ekipit në realizimin e synimeve“, tha ai për faqen zyrtare të  FFK-së.

Lajmet e Fundit

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në...

Guvernatori Ismaili prezanton stabilitetin financiar dhe reformat rregullative të Kosovës në Forumin Ekonomik të Stambollit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...