
Xhelal Canziba uron Smajl Latifin për rizgjedhjen kryetar i Rahovecit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në zyrën e tij Xhelal Canzibën, një emër i njohur për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
“Z. Canziba ka qenë i burgosur politik, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës dhe tani punon si ekspert i gjeodezisë në zyrën e tij në Rahovec. Z. Canziba erdhi për të më uruar për zgjedhjen kryetar i Komunës, ndërsa gjatë takimit biseduam për çështje me interes të përbashkët, zhvillimet aktuale dhe angazhimet në shërbim të qytetarëve. E falënderoj z. Canziba për vizitën, urimet dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e tij!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
