
Xhaka vazhdon me statistika impresive
Sunderlandi vazhdon të krenohet me Granit Xhakën. Skuadra angleze ka njoftuar se kapiteni i tij është lojtari i vetëm nga pesë kampionatet më të forta që ka bërë më shumë se 100 ndërhyrje të suksesshme këtë sezon.
Xhaka me këtë statistikë lë pas shumë futbollistë të shquar në evropian. Në fushën e lojës ai duket si një “trajner” në vete. Xhaka është i vetmi lojtar që i ka 103 ndërprerje/ndërhyrje (interceptions) në pesë ligat më të mëdha të Evropës, që përfshin Premierligën, La Ligën, Serinë A, Bundesligën dhe Ligën 1. Xhaka është transferuar te Sunderlandi gjatë verës së kaluar, për një shumë prej 15 milionë eurove nga Leverkuseni, me të cilin ka fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë për dy sezone.
Në këtë sezon 33-vjeçari ka shënuar një gol në Premierligë, teksa ka dhënë pesë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të mirë jo vetëm të Sunderlandit, por edhe të ligës në përgjithësi.
