
Xhaka takon Klestorin, djalin e Kadri Veselit: Trashëgonte forcën dhe vizionin e babait të tij
Ragip Xhaka, kandidat i PDK-së për deputet, ka takuar sot Klestorin, djalin e kryetarit Kadri Veseli.
Ai ka thënë se qetësinë dhe maturinë që tregonte, ishte e qartë se trashëgonte forcën dhe vizionin e babait të tij.
“Jam mirënjohës për gjithçka që Kadri Veseli ka bërë dhe krenar që pas tij ka lënë një djalë kaq të denjë, i cili vazhdon përpara me kokën lart e kurajë”, ka shkruar Xhaka.
Postimi në Facebook:
Sot takova Klestorin, djalin e kryetarit Kadri Veseli. Me qetësinë dhe maturinë që tregonte, ishte e qartë se trashëgonte forcën dhe vizionin e babait të tij.
Jam mirënjohës për gjithçka që Kadri Veseli ka bërë dhe krenar që pas tij ka lënë një djalë kaq të denjë, i cili vazhdon përpara me kokën lart e kurajë.