Xhaka me supergol ia siguron Leverkusenit një tjetër trofe
Bayer Leverkuseni e ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë, apo siç njihet ndryshe DFB Pokal, duke e mposhtur Kaiserslauternin me rezultat 0-1.
Vendimtar për fitoren e Leverkusenit ishte supergoli i Xhakës, i shënuar në minutën e 16-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Në fund të pjesës së parë, Leverkuseni mbeti me një lojtar më pak, pasi Kossounou u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por, kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e lojës, pasi Kaiserslauterni nuk arriti ta barazonte rezultatin.