Xhaka: Jam si vera e kuqe, gjithmonë e më i mirë

Xhaka: Jam si vera e kuqe, gjithmonë e më i mirë

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që u zgjodh futbollisti më i mirë në Zvicër, për herë të tretë radhazi.

Xhaka, pas ceremonisë ka dhënë një intervistë për mediat zvicerane, duke përmendur formën e mirë te Bayer Leverkuseni dhe realizimin e ëndrrës që të luajë së bashku me vëllain Taulantin te Baseli.

“Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium”, ka thënë Xhaka.

“Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso”.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka folur edhe në lidhje se si ka reaguar familja e tij pas kthimit në Gjermani.

“Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur”, thotë Xhaka.

Xhaka ka treguar edhe çka ka mësuar nga përvoja në Angli te skuadra e Arsenalit.

“Në Angli kam mësuar shumë përsa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani, jo më i riu. Por unë jam si vera e kuqe – gjithmonë më mirë”.

A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së tyre?

“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar”.

Ai në fund u pyet nëse do të zgjidhte titullin e kampionit në Gjermani apo Kampionatin Evropian.

“Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë”, përfundoi Xhaka.