HomeAktualeXhaka: Ëndrrat mund të bëhen realitet, Zvicra synon ta eliminojë Argjentinën

Xhaka: Ëndrrat mund të bëhen realitet, Zvicra synon ta eliminojë Argjentinën

spot_img
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka një mesazh para përballjes së madhe në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër kampionëve në fuqi, Argjentinës.
Duke folur në konferencën për media në Kansas City, Xhaka u bëri thirrje bashkëlojtarëve dhe tifozëve që të vazhdojnë të besojnë, duke theksuar se Zvicra synon të shkruajë histori me kualifikimin në gjysmëfinale për herë të pare, transmeton Klankosova.tv.

Unë gjithmonë ëndërroj dhe ëndrrat mund të bëhen realitet. Nëse duam t’i realizojmë ato, duhet të punojmë shumë, të japim gjithçka dhe të shkojmë përtej limiteve tona. Kjo është ajo që duhet për ta mposhtur Argjentinën”, tha Xhaka.

Nga ana tjetër, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, pranoi se ndalja e Lionel Messit mbetet një nga sfidat më të mëdha, por u shpreh i bindur se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për këtë duel.

Ne kemi shumë zgjidhje. Do të luajmë si ekip, do të ushtrojmë presion të lartë dhe do të përpiqemi ta zbatojmë planin tonë në fushë”, tha Yakin.

Messi hyn në këtë takim si golashënuesi më i mirë i turneut me tetë gola, megjithatë Xhaka beson se Zvicra mund ta kufizojë ndikimin e tij.

Është e pamundur ta ndalosh plotësisht për 90 minuta. Por duhet të qëndrojmë kompaktë, t’i mbyllim hapësirat dhe të jemi inteligjentë. Kur topi është në zotërimin tonë, ai nuk mund të na dëmtojë aq shumë”, u shpreh kapiteni zviceran.

Ndërkohë, Yakin konfirmoi se mesfushori Johan Manzambi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe do ta humbasë përballjen çerekfinale ndaj Argjentinës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...