Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19.
Xhaka me këtë rast ka kërkuar falje për këtë ngjarje, përmes një reagimi.
Ai deklaroi se kishte frikë ta merrte vaksinën.
Deklarata e plotë e Xhakës në Instagram:
Deklarata ime
Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dëshiroj të shprehem personalisht.
Në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i prekur nga frika dhe pasiguria.
Në këtë gjendje të rënduar emocionale, bleva një vërtetim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet dhe shqetësimet e mia në mënyrën e paraparë.


