Xhaferi pranon mandatin për formimin e qeverisë: Do të punoj me përkushtim
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pranuar sot mandatin për formimin e qeverisë.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punoj me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai.