
Wirtzi zgjedh Bayernin
Mesfushori gjerman Florian Wirtz ka marrë vendimin për të kaluar te Bayern Munich dhe tashmë ka informuar trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, për zgjedhjen e tij.
Sipas raportimeve nga Bild, Wirtz ka refuzuar ofertat e mundshme nga Real Madrid dhe Manchester City, duke u fokusuar vetëm te një transferim në Bavari.
Ky vendim mund të ketë ndikim të madh në merkaton e verës, pasi Bayern Munich synon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Interesim për mjeshtrin gjerman kishin shprehur edhe Real Madridi dhe Barcelona, raporton KK