West Ham fiton derbin ndaj Arsenalit, Brighton mund Tottenhamin

West Ham fiton derbin ndaj Arsenalit, Brighton mund Tottenhamin

West Ham mori një fitore të madhe 2-0 në derbin e Londrës ndaj Arsenal në “Emirates Stadium”. Goli i parë u realizua në minutën e 13-të, ku Soucek e dërgon topin në fundin e rrjetës.

Takimi vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 55’, ku pas një goditje këndi nga Ward-Prowse, Mavropanos shënoi me një goditje të fortë me kokë. Pas një ndërhyrje të gabuar të Declan Rice, West Ham fitoi penallti dhe pati mundësinë të realizojë golin e tretë, por Benrahma u ndal nga Raya. Arsenal renditet në vend të dytë me 40 pikë, dy më pak se Liverpool-i kryesues, ndërkohë West Ham qëndron në vend të gjashtë me 33 pikë.

Brighton ka arritur një fitore të madhe 4-2 në duelin e javës së 19-të në Premier League.  Ndeshja foli më shumë për “pulëbardhat”, të cilat gjetën avantazhin në minutën e 11’, me Hinshelwood që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhuruar nga Joao Pedro. Brighton fitoi penallti, që u ekzekutua nga Joao Pedro, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Në minutën e 63-të Estupinan realizoi një perlë të vërtetë dhe thelloi avantazhin për skuadrën e De Zerbit. Brighton fitoi penallti dhe në pjesën e dytë me Jooa Pedro që sërish nuk gabon. Tottenham provoi të reagonte me Davies dhe Veliz, por ishte shumë vonë. Brighton me këtë fitore renditet në vend të tetë me 30 pikë, ndërkohë që Tottenham në vend të pestë me 36 pikë.