Vusal Isgandarli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ia ka ndarë këtë çmim sulmuesit të FC Malisheva, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në ndeshjen ndaj SC Gjilanit.
Isgandarli ishte protagonist kryesor në fitoren e Malishevës me rezultat 3:1, duke shënuar hat-trick dhe duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.
Pas katër xhirove, Malisheva aktualisht kryeson tabelën e Superligës, ndërsa paraqitja e Isgandarlit në këtë xhiro është vlerësuar nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
FFK e ka uruar futbollistin për këtë vlerësim, duke e shpallur atë “Yllin e Javës” të xhiros së katërt.

