Vulin: Me urdhrin tim u arrestua tradhtari Sanduloviq

Vulin: Me urdhrin tim u arrestua tradhtari Sanduloviq

Aleksandar Vulin, ish-drejtor i BIA-s serbe, ka njoftuar se për arrestimin e Nikola Sanduloviq, ishte ai që kishte lëshuar urdhër-arrest në kohën sa e drejtonte këtë institucion.

“Sandulovia u ndalua me urdhrin tim, i cili mbeti në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u arrestua me dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur shkëputjen e të ashtuquajturës Kosovë”, tha ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë në Serbi, Aleksandar Vulin, për “Novosti”, shkruan Klankosova.tv.

Tutje, ai e quajti Sanduloviqin tradhtar, teksa shtoi se ka lënë urdhër-arreste tjera aktive edhe për “tradhtarë” tjerë.