“Vulin ishte në Banjskë natën e sulmit?”, Kurti: Me çfarë di, nuk është e vërtetë
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar se ai nuk di nëse Aleksandar Vulin, ish-shef i shërbimit sekret serb, ndodhej në Banjskë të Zveçanit në natë që ndodhi sulmi.
“Nuk mund të konfirmoj sepse po dëgjoj për herë të parë. Me çfarë di unë, nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Kurti në konferencë.
“Ata që pretendojnë asisoj le t’i ofrojnë dëshmitë, informacionet”.
Ka qenë deputet i PDK-së, Xhavit Haliti që ka deklaruar se Vulin ka qenë në Banjskë dhe se sipas tij për këtë kanë informacion edhe partnerë ndërkombëtarë.
Sa për raportin që pritet të publikohet për hetimet e bëra lidhur me agresionin e 24 shtatorit, Kurti ka thënë se si qeveri nuk mund të bëjnë aq, duke ftuar prokurorinë që të japë informacione dhe të ngris aktakuzat më tepër.