Vuçiqi për shpërthimin në veri: Shpresoj të mos jenë amerikanët prapa tij

Vuçiqi për shpërthimin në veri: Shpresoj të mos jenë amerikanët prapa tij

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, ndodhi një shpërthim që dyshohet me granatë.

Policia njoftoi se nga ky shpërthim, janë lënduar dy persona ndërsa janë dëmtuar edhe shtatëvetura.

Njëri nga të lënduarit, sipas PK-së, është në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, për këtë çështje është deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Davosi ku po qëndron për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Siç raporton media serbe e kontrolluar nga pushteti B92, ai tha se shpreson që amerikanët të mos jenë prapa këtij sulmi.

“Është turp të flitet se atë bombë e kanë hedhur serbët. Ata atë e bëjnë për para dhe sepse dikush i ka paguar. Ne ende po hetojmë dhe nuk do të doja të dilja me ndonjë përfundim. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta dimë natyrën e sulmit. Bëhet fjalë për vendosmërinë tonë, do të kemi shumë sfida sepse keni të bëni me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë. Nesër do ta diskutoj këtë me shumë njerëz. Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj”, tha Vuçiqi.

Ai shtoi se Kurti e ka mbështetjen e amerikanëve dhe të Berlinit.