Vuçiqi e tregon nesër “72 orëshin për Kosovën”

Vuçiqi e tregon nesër “72 orëshin për Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë adresim të tij ka raportuar Blici serb.

Dy ditë më parë, pas një takimi me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd,  Christopher Hill, Vuçiq njoftoi se në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohet publikut për atë që kërkon rreth serbëve që jetojnë në Kosovë.

Paralajmërimet e kryetarit të Serbisë se do të përgjigjet ndaj Kosovës me masa serioze nuk i ka komentuar fare kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

”Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj as lajmet, e lëre më paralajmërimet”, është shprehur Kurti nga veriu i vendit ku qëndroi për vizitë të martën.