
Vuçiq thotë se pushteti “e kuptoi mesazhin” nga protesta në Beograd
Mijëra qytetarë protestuan dje në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët – të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë – organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.
“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës.