
Vuçiq: Bërnabiqi kandidate për kryetare të Kuvendit, Shapiqi për kryetar të Beogradit
Presidenti i Serbisë dhe anëtar i kryesisë së SNS-së, Aleksandar Vuçiqi, tha sot se partia e tij ka propozuar që kandidatja për kryetare të Kuvendit të Republikës së Serbisë të jetë Ana Bërnabiq, ndëesa kandidati për kryetar të Beogradit të jetë Aleksandar Shapiq.
“Që kur kam qenë president, Ana Bërnabiq ka qenë edhe kryeministre, por tani do të mbajë postin e dytë më të rëndësishëm në Serbi. Ajo është surpriza më pozitive në politikë. Ajo është personi që ka përparuar më shumë dhe më shpejt”, tha Vuçiqi, raporton Tanjug.
Ai theksoi se Bërnabiqi e meriton të udhëheqë një nga postet më të rëndësishme politike në vend.
“Ne të gjithë jemi gjithmonë gati për rinovim, ambicie, forcë, energji, gjithçka tjetër. Nëse del mirë në Kuvend, Ana mund të jetë presidente, nuk ka qenë presidente, nuk e dini kurrë”, tha Vuçiq.