Vuçiç kundër Amerikës: Po ar*atosni Kosovën, si guxuat të shkelni kartën e OKB
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lëshuar gjuhën kundër Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore, të cilat i akuzon për armatosjen e Kosovës. Ai e drejtoi gishtin edhe nga opozita dhe mediat pro opozitës në Serbi, që siç tha janë në shërbim të këtyre fuqive.
”Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e OKB dhe si guxuan ta bëjnë këtë. Po mendoj si të mos e vendos vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”,-tha Vuçiç.
Më herët gjatë këtij muaji Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Sipas DASH, shitja e armatimeve nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.